Peticioni “Drejtësi për Astritin”, do t’i dorëzohet sot Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Qeverisë.
Peticioni do të dorëzohet nga Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi. Ato kanë ftuar të gjithë qytetarët, që në orën 14:00, të mblidhen tek sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë para dorëzimit të peticionit.
Deri ditën e djeshme është raportuar se në peticionin “Drejtësi për Astritin”, janë mbledhur 25 mijë nënshkrime.
Për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje kishte dështuar dy herë t’i mbledhë 40 nënshkrimet e deputetëve për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej për rastin e vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Dehari.
Ndërkaq, mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët u pa si një mundësi tjetër për ta realizuar qëllimin – mbajtjen e seancës për Astrit Deharin./Insajderi.com