Përfaqësues të shoqërisë civile sot e kanë dorëzuar peticionin, në të cilin kërkohet debat parlamentar për vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Përmes këtij peticioni është kërkuar që të zbardhet e vërteta rreth vdekjes së Deharit, si dhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Punëve të Brendshme.
Aktivistja Besa Luzha pas dorëzimit të peticionit, tha se janë mbledhur gjithsejtë 23 mijë 774 nënshkrime.
“Kemi kërkuar që të shkarkohen menjëherë ata përgjegjës që kanë qenë në zinxhirin komandues në lidhje me rastin, dhe që sa më shpejtë të bëhet një hetim i pavarur në mënyrë që ne si qytetarë ta kuptojmë të vërtetën e pamanipuluar nga këto struktura që kanë sjellë konfuzionin tek qytetarët”, tha Luzha.