Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra e Kosovës për Serbi” përgjatë një intervistë të dhënë për TV Most-in për Vit të Ri, iu ka bërë thirrje të rinjve të serbisë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, duke thënë se “ka qenë zemra e serbëve për shekuj me radhë”.
“Ne do të kemi spitale të rregullta për diagnostifikim, kujdes gjysëmintensiv dhe intensiv dhe gjithçka që është e nevojshme. Zonat e banuara me serbë kurrë nuk janë ndërtuar aq sa po ndërtohen tani, ne me të vërtetë po investojmë miliona euro dhe do të investojmë në të ardhmen, sepse është e rëndësishme për ne që të ndërtojmë të ardhmen dhe që njerëzit që jetojnë në Kosovë, veçanërisht të rinjtë, dinë të kenë besim në të ardhmen dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore”, deklaroi Petkoviç, përcjell Gazeta Express.
Petkoviç ua ka qajtë hallin tutje kushteve në të cilat po jetojnë serbëve të Kosovës.
“Populli serb në Kosovë dhe Metohi ka kaluar gjatë 20 viteve të fundit. Lufta kundër koronavirusit tregon se çfarë do të thotë kur rrezikohet nga siguria e qytetarëve”, ka thënë ai.