Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u ka bërë thirrje serbëve “të zhvendosur” nga Kosova të cilët tani jetojnë në Serbi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka bërë thirrje që të njëjtit, të shkojnë në Kosovë dhe të votojnë për Listën Serbe.
Madje sipas tij, Lista Serbe është “garantori i vetëm i të drejtave të serbëve në Kosovë”.
Ndryshe, të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale teksa rëndom Lista Serbe komunat e banuara me serbë nuk e ka pasur problem t’i fitojë.