Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Pektoviq ka thënë për televizionin serb “TV Përva” se “Albin Kurtit nuk po i intereson çështja e të zhdukurve në luftë”.
Sipas tij, “Serbia është përgjigjur në 21 kërkesa të Kosovës kur bëhet fjalë për lokacionet ku dyshohet se gjenden personat e zhdukur”.
“Kurti ka ardhur në Bruksel për të shkelur dialogun”, pretendon Petkoviq, dhe vazhdon: “Me këto qasje ai po e nervozon palën serbe”.
Sipas fjalëve të tij, Kurti konsideron se nuk e obligojnë 48 marrëveshje të cilat i ka nënshkruar pala kosovare.
“Për ne marrëveshjet janë kyçe për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Petkoviq.
“Kur Aleksandar Vuçiq i tha Albin Kurtit që as mos t’i shkojë mendja ta rrezikojë sigurinë e serbëve në Kosovë, Kurti u bë gjoja nuk e dëgjoi”, pretendon Petkoviq.
“Kur presidenti ynë Vuçiq i tha se kurrë nuk do ta njohim Kosovën, erdhi deri te erupsioni i pakënaqësisë së Kurtit. Për këtë arsye ne frikohemi për sigurinë e popullit tonë atje”, ka thënë Petar Petkoviq./Insajderi.org.