Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili e ka përmendur Kosovën dhe agresionin që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit nga grupi serb i drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe.
“Kush e autorizoi zëdhënësi e BE-së për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së duke njohur Kosovën?”
“Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Nëse i ndërron punëdhënësit, ai duhet ta thotë këtë gjë me qartësi”, ka thënë Petkoviq.