Petkoviq: Insistuam në Asociacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Insistuam në Asociacion

    Insajderi
    11 September 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ka insistuar në themelimin e Asociacionit.

    Sipas tij, Kosova nuk është e interesuar që të themelohet një asociacion i tillë, duke shtuar se Bislimi nuk dëshironte të përgjigjej nëse do të pranojë propozimin evropian për statutin e Asociacionit.

    “Nëse nuk ka Asociacion, atëherë ngrihet çështja e mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Kjo, për ne është çështje humanitare sepse populli serb më nuk mund t’i bëjë ballë terrorit që po përjeton nga politikat e [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit. Këtë ia thash qartë zotit Bislimi”, theksoi Petkoviq.

    Kryenegociatori serb tha se në takimin trepalësh ai insistoi që të nisin bisedime konkrete për statutin e Asociacionit, por sërish fajësoi Kosovën se nuk është e interesuar që ky asociacion të themelohet.

    Ndërkaq, sa i përket personave të pagjetur, Petkoviq tha se “ne jemi të përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet, fillimisht për shkak të familjarëve që po presin më shumë se 20 vjet për të kuptuar të vërtetën e plotë lidhur me të dashurit e tyre”.

    Përveç takimit trepalësh, Bislimi dhe Petkoviq më herët gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, Sorensen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark