Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq vazhdon praksën e parardhësit të tij Gjuriq t’i servilizohet presidentit të tij Vuçiq.
“Unë jam krenar me presidentin tonë Aleksandar Vuçiq, sepse ne ishim ndër të parët që filluam vaksinimin, dhe për të treguar se sa kujdesemi për Kosovën dhe njerëzit tanë, filluam imunizimin në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.
Sipas tij, “Kosova po përpiqet të merret me vaksinat, sikur që “grabitë barnat” nga barnatoret serbe në veri të Kosovës, dhe kështu të parandalojë serbët që të mjekohen dhe të marrin terapi”.
Petkoviq thotë se “nga Serbia nuk kanë shkuar autoblindat në veri të Kosovës, por vaksinat, në mënyrë që të mbrohet popullata”.
Sipas tij, “Beogradi po bën gjithçka për të forcuar sistemin shëndetësor në Kosovë, dhe kjo konfirmohet nga njoftimi për ndërtimin e një spitali në Graçanicë, në të cilin do të investohen gjashtë milion euro”./Insajderi.org.