×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Katastrofën që e kanë lënë Iviq dhe Jeremiq në Kosovë, Vuçiq po e rregullon

    Insajderi
    09 March 2021 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Duke falënderuar presidentin Aleksandar Vuçiq, Serbia sot është një vend ekonomikisht i qëndrueshëm dhe i suksesshëm, i cili për këtë arsye mund të ndihmojë financiarisht njerëzit e saj në Kosovë”, ka deklaruar anëtari i Bordit Kryesor të PPS të Vuçiqit, Petar Petkoviq, duke e mbrojtur presidentin e tij nga kritikat e zëvendëses së kryetarit të Partisë Popullore Sanda Rashkoviq Iviq.

    “Për ne, investimi në Kosovë nuk ka qenë kurrë, as nuk do të jetë, siç pretendon me keqdashje Sanda Rashkoviq Iviq, hedhja e parave në pus, por investimi më i vlefshëm në qëndrimin dhe mbijetesën e njerëzve tanë në “krahinën tonë jugore”. Fakti është që Rashkoviq Iviq dhe shefi i saj Vuk Jeremiq na ka lënë një situatë katastrofike në Kosovë, të cilën ne duhet ta rregullojmë vite më vonë, dhe se çdo para është shumë e vogël për të riparuar dëmin që ata bënë duke mos vepruar si ne”, ka pretenduar Petkoviq.

    Në këtë frymë drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën vazhon, “derisa Jeremiq, mburrej për hotele të shtrenjta me shpenzime të shtetit, populli serb zhvedosej nga Kosova duke kërkuar bukë”, dhe këtë herë “harron” se shefi i tij gjithmonë ka pretenduar se “aryeja e zhvednosjes së tyre nuk ishte ekonomike por presioni i shqiptarëve”.

    “Pasojat e politikës së tyre katastrofike janë ende të dukshme në krahinë. Ndryshe nga ajo kohë, këtë vit ne po ndërtojmë 15 ndërtesa të reja në Kosovë, një spital të ri në Graçanicë dhe jemi duke rindërtuar nga themeli atë në Mitrovicën e Veriut, jemi duke ndërtuar kopshte, ndërtesën e Qendrës Universitare, dhjetëra kilometra rrugë. ..“, pretendon Petkoviq.

    “Por unë e kuptoj zonjën Rashkoviq Iviq për një gjë. Kur mësoni të jetoni vetëm në kurriz të popullit, vështirë se mund të kuptoni kur dikush ndihmon. Kjo është arsyeja pse 97 përqind e popullatës serbe në Kosovë mbështesin presidentin Aleksandar Vuçiq dhe politikën e tij dhe ata mezi kanë pritur që asaj dhe shefit të saj t’ju shohin kurrizin”, ka thënë Petkoviq.

    Të përkujtojmë, Rashkoviq Iviq, ndër të tjera, ka deklaruar dje se pretendimi i presidentit Vuçiq se Serbia ndan 600 milion euro çdo vit për serbët në Kosovë nuk është i vërtetë, dhe se Vuçiq shpesh “lavdërohet” me shifra kur bëhet fjalë për paratë e shtetit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark