×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq kësaj here e akuzon Kosovën për jostabilitet për shkak të masave anti-dumping

    Insajderi
    09 October 2021 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Duke futur disa masa anti-dumping, Prishtina sot përsëri po ndërmerr veprime të njëanshme që n mënyrë të drejtpërdrejt të minojë çdo potencial të bashkëpunimit rajonal dhe po mbyllet për çdo iniciativë të tillë që mishërohet në idenë e Ballkanit të Hapur”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

    “Synimi i Prishtinës për të kufizuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve për qëllime politike është më se i qartë. Duke futur disa masa anti-dumping, Prishtina po përpiqet të shkaktojë paqëndrueshmëri të re dhe të rrisë tensionet në terren. Ato janë të drejtuara kundër Serbët dhe Beogradi zyrtar. Është e qartë se Prishtina po kërkon arsye për krizë dhe probleme në terren në çdo gjë”, ka thënë Petkoviq.

    Ai përkujtoi se “futja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia filloi me vendosjen e taksës për materialin ndëritmor”.

    Ministria e Industrisë së Kosovës vendosi dje të prezantojë masat mbrojtëse anti-dumping për disa produkte nga Serbia./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark