×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Kurti mund të flas për Kushtetutën e Serbisë si qytetar i Serbisë

    Insajderi
    08 February 2021 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kushtetuta e Republikës së Serbisë njeh “faktin e padiskutueshëm juridik ndërkombëtar se Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe të vetmit që janë ftuar të merren me përmbajtjen e aktit tonë më të lartë konstituiv janë qytetarët e Serbisë, ka thënë sot drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën Petar Petkoviq.

    “Në atë kuptim, Albin Kurti, si qytetar i Serbisë, ka autoritet të flasë për këtë, por vetëm si një person privat, sepse mendimi i tij vlen sa një votë e tij, dhe përmbajtja e Kushtetutës sonë sigurisht që nuk do të jetë objekt i çfarëdo bisedimi nën mbikëqyrjen e huaj”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

     “Për dallim nga kushtetuta serbe, e cila respekton realitetin dhe është dokumenti më i lartë ligjor i një shteti të njohur ndërkombëtarisht, ajo që Kurti dhe bashkëmenditarët e tij e quajnë Kushtetuta e Kosovës është një akt i përkohshëm juridik, i cili duhet të ndryshohet urgjentisht, në mënyrë që të zbatohet gjithçka për të cilën Kosova është obliguar në dialogun e Brukselit”, vazhdon Petkoviq me deklaratën për konsum të brendshëm në Serbi./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark