“Me veprimet e dhunshme dhe të njëanshme të Prishtinës, ne jemi në një situatë ku kriza e shkaktuar nga Albin Kurti kërcënon të shndërrohet në diçka shumë më tepër”, ka deklaruar sot në mëngjes për RTS drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, raporton agjencia serbe e Tanjug.
Ai, ka kushtëzuar se “situata duhet të kthehet në periudhën para 20 shtatorit, dhe vetëm atëherë të shkohet në Bruksel dhe të bisedohet”.
Ai edhe njëherë përsëriti demagogjinë e politikanëve serbë se “Beogradi gjithmonë këmbëngul në paqe, dialog, se të gjitha çështjet e hapura zgjidhen në Bruksel, se marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjet për lirinë e lëvizjes respektohen”, të cilat, sipas tij, “Prishtina po i refuzon”.
Petkoviq edhe kësaj here nuk harojë të sevilizohet ndaj presidentit të tij, duke pretenudar se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të këmbëngul se askush nuk mund ta poshtërojë Serbinë”./Insajderi.org.