×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Me asnjë persion nuk mund të na detyroni ta njohim Kosovën

    Insajderi
    27 January 2021 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtor i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, thotë se “paralajmërimet e Ramush Haradinajt për referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është shembull i politikës shantazuese të Prishtinës”.

    Petkoviq gjithashtu ka shprehur “shqetësim” sepse bashkësia ndërkombëtare nuk reagoi ndaj “ideve të rrezikshme në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

    “Kërcënimet e fundit për krijimin e një Shqipërie të Madhe, nëse Kosova nuk pranohet në NATO në tre vjetët e ardhshme, janë një shembull flagrant i politikës shantazhuese të politikanëve nga Kosova”, ka pretenduar Petkoviq në një njoftim për medie.

    Ai ka thënë se mungesa e një reagimi të qartë të bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian ndaj “ideve të rrezikshme rreth ndryshimit të kufijve dhe strukturës etnike në Ballkan është veçanërisht shqetësuese”.

    Sipas Petkoviqit, ide të tilla “janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në këto hapësira dhe nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në procesin e dialogut”.

    Siç pretendon Petkoviq, “është e qartë se shqiptarëve gjithçka ju është lejuar, madje edhe të kërcënojnë me krijimin e Shqipërisë së Madhe”. “Çka do të ndodhte sikur që Serbia të kishte thënë se do të shqyrtojë hapa të tilla? Besoj je gjithë kritikat e kësaj bote do të binin bi ne”, përfundon Petkoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark