×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Me deklaratën e Osmanit kuptohet se ata nuk janë të interesuar për dialog

    Insajderi
    10 June 2021 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, reagoi ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka thënë se po përgatiten për dialog me Serbinë më 15 qershor në Bruksel, dhe se qëllimi është të arrijnë një marrëveshje për njohje reciproke brenda kufijve ekzistues.

     Petkoviq ka thënë se “me mesazhe të tilla, politikanët shqiptarë tregojnë se nuk janë të interesuar për dialog, marrëveshje dhe kërkim të një zgjidhje kompromisi”.

    Petkoviq ka pretenduar se “zgjidhjet e imponuara dhe lëvizjet e njëanshme nuk janë as dialog, as nuk ndihmojnë në mirëkuptim dhe marrëveshje të ndërsjellë, por rrisin tensionet dhe hendekun që ekziston midis popujve në territorin e Kosovës”.

    “Beogradi është një partner i besueshëm në dialog dhe është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve në Bruksel me vullnetin më të mirë, në mënyrë që të zgjidhë çështjet me interes si për popullin serb ashtu edhe për atë shqiptar në krahinë, dhe çështja e njohjes reciproke as nuk do të jetë temë në dialogun neutral në Bruksel”, ka thënë ai./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark