Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën e qeverisë serbe Petar Petkoviq ka deklaruar se ministrit të rinisë dhe sporteve Vanja Udoviçiq i është ndaluar të hyjë në Kosovë, gjë që “edhe një herë tregon qartë arrogancën e autoriteteve në Prishtinë të cilët refuzojnë çdo lloj bashkëpunimi, dialogu dhe të marrëveshjes, por edhe pafuqinë e Bashkimit Evropian për të siguruar dhe garantuar respektimin e marrëveshjes dhe sjelljes së civilizuar të politikanëve shqiptarë”.
Petkoviq ka thënë se “autoritetet e përkohshme në Prishtinë dërguan një njoftim mbrëmë pas mesnate për të ndaluar hyrjen e ministrit të rinisë dhe sporteve, Vanja Udoviçiq, në Kosovë”.
Ai ka thënë se qëndrimi i Udoviçiqit në Kosovë “është paralajmëruar në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat dhe se përgjigjja që arriti në gjysmë të natës është një lloj tjetër i arrogancës perfide të Prishtinës”.
“Qëndrimi i tij në Kosovë zyrtarisht është paralajmëruar te zyrtari ndërlidhës në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat, por përkundër kësaj, Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare vendosi të mos e lejojë atë të shkojë, dhe njoftimi u dërgua sonte në gjysmë të natës, e çka është një lloj tjetër e arrogancës perfide të Prishtinës”.
“Ndalesa e fundit tregon të gjithë arrogancën e autoriteteve në Prishtinë, të cilët hedhin poshtë çdo lloj bashkëpunimi, dialogu dhe marrëveshje, por edhe paaftësinë e Bashkimit Evropian për të siguruar dhe garantuar respektimin e marrëveshjes dhe të veprimeve të civilizuara të politikanëve shqiptarë”, pretendohet në deklaratë./Insajderi.org.