×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Ne nuk e kemi shkruar “non-paper”-in, çudi që po sulmohet presidenti ynë

    Insajderi
    21 April 2021 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se “non-paper” për ndryshimin e kufijve “nuk është dokument i shtetit të Serbisë”, prandaj, sipas tij,” është e çuditshme që po sulmohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.

    “Ne nuk e kemi shkruar, dhe as që kemi diçka me të, por është e çuditshme se si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po sulmohet në këtë drejtim”, ka pretenduar Petkoviq.

    Është interesante, thotë ai, që ata që sulmojnë presidentin e Serbisë nuk i përkasin të kaluarës, “por po luftojnë për të kaluarën”.

    “Atyre nuk i përgjigjet një Serbi e fortë dhe të suksesshme, Serbia e cila është lider në rajon. Sa shumë letra dhe dokumente ka për Shqipërinë e Madhe dhe askush nuk u ngrit për të protestuar në lidhje me këtë, që të thuhet se ky është copëtimi e Serbisë dhe rivendosja e kufijve. Nuk është e qartë për mua kush janë ata që mund të vendosin për të ardhmen e Serbisë, popullit serb dhe shtetit serb”, ka thënë Petkoviq, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Beogradin”.

    Ai thotë se është e rëndësishme të kuptohet që,” falë presidentit Vuçiq, çështja e Kosovës përsëri është ndërkombëtarizuar, se pa Beogradin nuk ka zgjidhje përfundimtare për Kosovën, dhe se zgjidhja duhet të gjendet brenda dialogut”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark