×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq në stilin e servilizmit koreanoverior mbron presidentin e tij

    Insajderi
    19 March 2021 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sulmet histerike të politikanëve shqiptarë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë përgjigjja e vetme ndaj politikës së paqes dhe kompromisit të cilën e ndjekin shteti i Serbisë dhe presidenti ynë”, ka thënë sot drejtori i të ashtuquaturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

    “Presidenti Vuçiq dërgoi një mesazh të qartë dhe të vetëm të saktë se Kosova dhe Metohia janë një pjesë e patjetërsueshme dhe integrale e shtetit tonë, dhe ai e quajti 17 marsin me emrin e tij të vërtetë – dëbim. Ky është një realitet që politikanët në Prishtinë e dinë shumë mirë dhe një të vërtetë që ne nuk do ta heshtim”, ka thënë Petkoviq në një komunikatë për media.

    Sipas kësaj komunikate, “Petkoviq vlerësoi se nervozizmi i politikanëve shqiptarë është i qartë, sepse projekti i të ashtuquajturës pavarësi dhe shkëputja e dhunshme nuk njihet nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, as më shumë se gjysma e njerëzimit, e as nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian”.

    “Por të jem i sinqertë, ishte e pritur retorika ekstremiste e politikanëve nga Prishtina për presidentin tonë sepse prej tij kurrë nuk do të marrin njohje të Kosovës”, pretendon Petkoviq.

    “Sa më shpejt që politikanët shqiptarë të kuptojnë se ata nuk mund të flasin me Vuçiqin në mënyrë të tillë, as t’i drejtohen në mënyrë të tillë, do të jetë më e lehtë për ta”, përfundon Petkoviq, duke e lartësuar liderin e tij suprem në stilin e Koresë së Veriut./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark