Drejtori i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruas se “është e pakonceptueshme që dikush ta vendos politikën mbi ruajtjen e jetës dhe se në një kohë kur e gjithë bota po lufton pandeminë e koronavirusit, kur po i afrohemi shifrës së dy milion të vdekurve, dikush dëshiron të merret me vaksinat dhe dëshiron ta parandalojë imunizimin”.
Petkoviq ka theksuar se “ne jemi mësuar që Serbia të jetë shënjestra kryesore e sulmeve gjatë çdo fushate zgjedhore në Kosovë, por ai paralajmëroi se ambiciet politike të askujt nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve”.
“Koronavirusi nuk e njeh përkatësi etnike, gjë që kuptohet mirë nga Serbia, e cila, sipas rekomandimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, përpiqet të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinave edhe për komunitetet dhe mjediset e tjera në Kosovë”, pretendon Petkoviq në një deklaratë me shkrim. Duke përkujtuar se në mes të pandemisë, Serbia dhuroi një mijë teste PCR Institutit të Shëndetit Publik të, Petkoviq theksoi se “është detyrimi ynë të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, pa përjashtim”./Insajderi.org.