Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se duke “shpallur reciprocitetin dhe konfiskimin e targave, Prishtina dëshiron të varrosë dialogun dhe të kthehet dhjetë vjet mbrapa”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Ai ka thënë se “kjo shkel marrëveshjen” dhe shtoi se e ka informuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në takimin trepalësh në Bruksel.
Petkoviq thotë që dialogu në nivel ekspertësh do të vazhdojë në tetor.
“Beogradi dëshiron të marrë pjesë në vazhdimin e dialogut, ne jemi të hapur për të gjitha temat – lirinë e lëvizjes, AKS, energjinë, drejtësinë, çështjen e të zhdukurve. Por Prishtina po ikën nga të gjitha temat, nuk dëshiron t’i përmbushë premtime e dhëna”, ka thënë Petkoviq për televizionin shtetëror serb RTS./Insajderi.org.