×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Propozimi i Kurtit kulm i pafytyrësisë dhe cinizmit

    Insajderi
    18 June 2021 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka treguar në samitin e Antalias se “Beogradi është i përkushtuar për dialog, bashkëpunim dhe zhvillim” dhe se qëllimi i Serbisë është “paqja dhe stabiliteti politik në Ballkanin Perëndimor, fuqizimi ekonomik dhe vendet e reja të punës”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Ai ka thënë se në samitin në Antalia, Presidentja i Kosovës Vjosa Osmani “filloi me provokime”, të cilat sipas tij, ishin “një mënyrë që u tregua kohëve të fundit nga Albin Kurti, e cila është karakteristikë e politikanëve të Prishtinës, të përpiqen të arrijnë diçka që nuk do ta marrin përmes incidenteve dhe provokimeve, e kjo është njohja”.

    Petkoviq pretendon se “Prishtina nuk mërzitet dialog, sepse sikur të mërziteshin nuk do të silleshin ashtu” dhe vazhdoi me avazin e shefit të tij, Vuçiq se “kanë kaluar 2.980 ditë që nuk është formuar ASK, e cila është vetë zemra e Marrëveshjes së Brukselit” me idenë që të bashkohen dhjetë komuna me shumicë serbe në mënyrë që ata të mund të realizojnë të drejtat e tyre kolektive.

    “Kur Albin Kurti thotë se një komunitet monoetnik nuk është i mundur, më lejoni t’ju pyes. Çfarë është Prishtina sot ku nuk ka më serbë? Çfarë është Suhareka, a ka ndonjë serb atje? Epo, jo! Serbët janë dëbuar nga atje. Kur Kurti thotë se mund të formohen disa Shoqata të Pyjeve të Malit të Sharrit apo të ngjashme, e nuk mundet AKS monoetnike, ky është kulmi i pafytyrësisë dhe cinizmit”, ka thënë Petkoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark