×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Raundi i ardhshëm i dialogut për Asociacionin

    Insajderi
    04 October 2021 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka pretenduar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për përdorimin e letrave ngjitëse po funksionon pa probleme.

    Petkoviq gjithashtu ka pretendusr se “janë marrë vesh që raundi tjetër i dialogut të fillojë me temën e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili ka pritur për më shumë se 3.000 ditë”, dhe kur u pyet kur do të mbahet raundi tjetër, ai tha se “Beogradi pret një ftesë nga BE”, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    “Ne do të bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë siç duhet, të kemi lirinë e lëvizjes dhe këtë e presim edhe nga Prishtina, në mënyrë që të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve”, ka thënë Petkoviq. Ai ka pretenduar se letrat ngjitëse janë një zgjidhje e përkohshme dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund të flasë për asnjë epokë reciprociteti, sepse në fakt bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark