×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq takohet me ministren serbe për ekonomi për realizimin e projekteve në Kosovë

    Insajderi
    11 March 2021 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar me ministren serbe të ekonomisë Angjellka Atanaskoviq me të cilën ka biseduar për realizimin e projekteve “për ndihmë për qytetarët e Kosovës”, ka kumtuar kjo zyre.

    “Në këtë takim u pajtuan që Ministria e Ekonomisë të ndajë burime “të konsiderueshme” financiare për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në komunitetin serb në Kosovë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës së njerëzve tanë në Kosovë, posaçërisht në komunitetin serb në Kosovën qendrore dhe në Anamoravë”, pretendohet në këtë kumtesë.

    Gjithashtu pretendohet se Atanaskoviq dhe Petkoviq u pajtuan për ndihmë për zhvillimin dhe inkurajimin e sipërmarrjes së grave në Kosovë, “përmes mbështetjes për projekte të ndryshme që synojnë fuqizimin e grave dhe punësimin e tyre, por edhe për modalitetet për të ndihmuar fillestarët në biznes”. “Në takim u theksua se është e rëndësishme të vazhdohet të ndihmohen kompanitë serbe që veprojnë në territorin e Kosovës”, shtohet në kumtesë, dhe bashkëbiseduesit u pajtuan “se është e rëndësishme të ndihmohet komuniteti serb në Kosovë përmes bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha organet shtetërore”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark