Petrit Selimi bëhet “ministër” i Punëve të Jashtme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrit Selimi bëhet “ministër” i Punëve të Jashtme

    Insajderi
    30 March 2016 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për zyrën e marrëdhënieve me media në Ministrinë  e Punëve të Jashtme, ushtruesi i detyrës së ministrit Petrit Selimi është tashmë ministër.

    Kështu së paku shkruhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Menjëherë pas titullit, Selimi bëhet Ministër i Jashtëm në detyrë ndërsa në të gjithë pjesën tjetër të komunikatës atij i referohet si ministër i Punëve të Jashtme.

    Komunikata ka të bëjë me takimin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës me atë të Norvegjisë në Tiranë. Në komunikatë thuhet se të dy ministrat janë takuar në “margjina të ministerialit të ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili zyrtarisht nis punimet nesër”.

    “Në këtë ministerial të vendeve të rajonit do të marrin pjesë rreth dhjetë ministra të jashtëm të Ballkanit dhe me gjerë, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, si Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Désir, Nënsekretarin italian të Shtetit për Punë të Jashtme, Vincenzo Amendola, etj”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark