Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe që 2 ditë ushtrues i postit të ministrit, Petrit Selimi, ka thënë se është i gatshëm ta zëvendësoj shefin e tij Hashim Thaçin i cili ka dy ditë ka dhënë dorëheqje nga ky post.
“Jam i gatshëm ta zëvendësoj Thaçin edhe pse ai është pazëvendësueshëm”, ka thënë Selimi në Klan K.
Sipas tij, Thaçi ka lënë të vrimë të madhe në krejt postet e tij, përfshirë në PDK por tashmë duhet të punohet pa të.
“PDK nuk është e njëjta pa Hashim Thaçin. Është epokë e re për PDK-në”, ka thënë Selimi raporton Insajderi.