Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, shënon një periudhë të rëndësishme për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky muaj na fton të gjithë të kryejmë kontrolle të rregullta dhe të ofrojmë mbështetje për ata që po përballen me këtë sfidë, të cilët do t’ia dalin.
Kauzës për këtë muaj i është bashkuar edhe Petrol Company, një kompani e njohur në fushën e derivateve. Gjatë dy ditëve të këtij muaji, kompania ofron shpërblime për gratë që janë anëtare si kliente.
Pjesa më e madhe e stafit në Administratë të kësaj kompanie përbëhet nga gra, të cilave u ofrohet hapësirë dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional. Pothuajse në të gjitha pozitat menaxhuese janë gra, duke reflektuar angazhimin e kompanisë për fuqizim në vendin e punës.
Suzana Feta, njëra nga punëtoret, shprehet e kënaqur me mundësitë që ofron Petrol Company. Ajo vlerëson benefitet e shumta që shoqërojnë punën, si një ambient profesional dhe të këndshëm, transport të siguruar, shujta ditore, pagesë të plotë të kontributeve dhe sigurim shëndetësor.
Me ndihmën e sigurimit shëndetësor, Suzana dhe kolegët e saj mund të planifikojnë kontrollat e rregullta pa u shqetësuar për koston, duke promovuar një kulturë të përgjegjshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies në ambientin e punës.
Pronari i Petrol Company, njëherësh udhëheqës i Unionit të Bizneseve, dhe Anëtar i Bordit të AKB, para pak ditësh organizoj panairin e Grave, në Albi Mall, me qëllim të promovimit të bizneseve dhe prodhimeve të tyre. Jusaj theksoi se më shumë se gjysma e popullësisë janë femra, dhe ato meritojnë ta kenë vendin e tyre në shoqëri,biznes dhe të gjithë sektoret (fjalimi:https://fb.watch/u-tWzorKx9/). Jusaj gjithashtu theksoi mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e tyre dhe rëndësinë e fuqizimit të grave në sektorin e biznesit.
Të gjithë së bashku, le të kontribuojmë për këtë kauzë të rëndësishme. Dhe të gjithë ata që janë duke u përballur me këtë sfidë, kujtojani vetës se ju keni përballuar edhe sfida të tjera të jetës dhe gjithmonë ia keni dalë, edhe kësaj here do t’ia dilni.