Pezullimi i Dialogut Strategjik, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i Dialogut Strategjik, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    Insajderi
    13 September 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti amerikan, profesori Edward P. Joseph, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të suspenduar Dialogun Strategjik që ishte planifikuar të niste me Kosovën.

    Jospeh në reagimin e tij e ka cilësuar këtë si vëmendje të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Kush po thotë që Administrata s’po merret fare me Ballkanin?”, ka shkruar Joseph duke shpërndarë qëndrimin e të premtes të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

    Dje Ambasda ka njoftuar se “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark