Pezullohen dhjetëra fluturime në Francë për shkak të grevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pezullohen dhjetëra fluturime në Francë për shkak të grevës

    Insajderi
    15 September 2016 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kontrolloret e trafikut ajror në Francë nisën grevën e tyre të 14 këtë vit, duke detyruar anulimin e një numri të madh fluturimesh.

    “Ryanair” pezulloi 22 fluturime mbrëmjen e së mërkurës dhe 72 të tjera gjatë ditës së sotme. “Air Lingus” ka lënë gjithashtu në tokë disa prej avionëve të vet. Prej grevës janë prekur, sipas BBC-së, fluturime që ndjekin një itinerar të zakonshëm në hapësirën ajrore franceze.

    Pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë paraprakisht situatën e avionëve që duhet të marrin. Gjërat ndryshojnë kaq shpejt, sa “British Airëays” nuk e ka bërë publik numrin e fluturimeve të saj të prekura nga ky veprim.

    Për të ndihmuar klientët e prekur nga kjo situatë, kompania shprehet e gatshme të fusë në përdorim avionë më të mëdhenj. “Ryanair” paralajmëron edhe ai për vonesa. Kjo grevë e francezëve do të prekë me mijëra klientë europianë, ndërsa kërcënon t’i zhysë sërish në kaos përpjekjet e tyre për të udhëtuar me avionë.

    Arsyeja e grevës është pakënaqësia me ndryshimet e propozuara në ligjin e punës, që lehtësojnë marrjen në punë, por edhe pezullimin e punonjësve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark