Pezullohen lundrimet nga Shqipëria drejt Italisë, shkak përkeqësimi i motit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohen lundrimet nga Shqipëria drejt Italisë, shkak përkeqësimi i motit

    Insajderi
    10 January 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri ka njoftuar se për shkak të kushteve të motit, tragetet e udhëtarëve drejt Barit dhe anasjelltas të planifikuar për këtë të martë, do të spostohen për në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

    Bëhet me dije se ky vendim është i vlefshëm vetëm për udhëtimet e planifikuara për ditën e sotme, ndërkohë që për ditët në vijim Drejtoria Detare pritet të njoftojë qytetarët me një komunikatë të dytë, shkruan Euronews Albania.

    “Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023″.

    Sipas njoftimit kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit dhe për çdo ndryshim të situatës do të njoftohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark