Pezullohet mësimi në disa shkolla në Greqi, shkak përhapja e një bakteri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pezullohet mësimi në disa shkolla në Greqi, shkak përhapja e një bakteri

    Insajderi
    27 May 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa shkolla greke janë mbyllur përkohësisht në rajonin e Maqedonisë Qendrore të Greqisë për shkak të përhapjes së shpejtë të bakterit “Strep A”.

    Sipas medieve greke, në një shkollë në rajonin Kalamaria të Selanikut u zbuluan rastet e para të këtij bakteri.

    Mësimi fillimisht u pezullua në tri shkolla fillore dhe në dy kopshte në rajon për shkak të përhapjes së shpejtë të baktereve që shkaktuan infeksionin.

    Katër shkolla në qytetin Serres ku u zbulua bakteri “Strep A” u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.

    Instituti Kombëtar Grek i Shëndetit Publik (EODY) deklaroi se bakteri “Strep A” është shumë ngjitës dhe shtoi se duhen ndjekur rregullat e higjienës personale.

    Autoritetet rekomanduan që personat e infektuar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 24 orë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë dhe se situata po menaxhohet në mënyrë të kontrolluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark