Pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohet protesta e Njësisë Speciale Intervenuese

    Insajderi
    07 November 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është pezulluar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e paralajmëruar që të mbahet në mesditë.

    Pezullimi sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës ndodhi pas disa takimeve që drejtori, Gazmend Hoxha ka pasur me menaxhmentin, përkatësisht se kryeministri Kurti ka premtuar se do t’i takojë përfaqësuesit e njësive speciale vet, për t’iu bërë zgjidhje, shkruan Insajderi.

    Njoftimi i plotë:

    Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar.

    Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00.

    Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së,  gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.

    Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.

    Me respekt,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark