Pica me… kokainë është servirur në një restorant në Dusseldorf të Gjermanisë, derisa një operacion i madh policor i ka dhënë fund “menusë”. Autoritetet u informuan për skemën në mars nga inspektorët e ushqimit dhe oficerët e skuadrës së drogës filluan menjëherë të vëzhgonin restorantin.
Kur nisi hetimi, policët zbuluan se pse pica numër 40 ishte ndër më të shiturat. Përbërësi sekret ishte kokaina. “Ishte një nga picat më të shitura”, thanë autoritetet duke shtuar se droga vendosej poshtë picës. “Kjo ishte e re për ne dhe na befasoi sepse pronari nuk ishte akuzuar kurrë për krime droge.”
Hetimi i nisur në restorant çoi në shkatërrimin e një rrjeti trafiku droge. Në pranga ranë tre persona, u sekuestrua 1.6 kg kokainë si dhe një arsenal armësh./abcnews.al