I lindur në Spanjë më 25 tetor 1881, Picasso ka kaluar shumicën e jetës së tij dhe krijimin e artit në Francë.
Picasso ka bërë gati 135.000 vizatime, piktura, printime, gravura, ilustrime dhe skulptura gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë koleksionin e tij shumë të vlerësuar, i njohur si “Periudha e Kaltër”, në të cilën përfshiheshin piktura një-ngjyrëshe me hije të ndryshme me ngjyrë të kaltër, të cilat ishin krijuar në mes të viteve 1901 dhe 1904.
Koleksion tjetër i njohur është edhe “Periudha Rozë” krijuar mes viteve 1904 dhe 1906, e cila bëri jehonë në kulmin e karrierës së artistit, koleksioni është i përbërë nga ngjyra të gjalla, portokalli dhe rozë.
Gjatë gjithë jetës së tij, Picasso ka marrë vlerësime dhe kritika për punën e tij.
Megjithatë, pas vdekjes së tij në prill të vitit 1973, fama e artistit kishte arritur majat e suksesit në mbarë globin. /Insajderi.com