Pika e fortë e Apple - Insajderi
×
Teknologji

Pika e fortë e Apple

Insajderi
09 April 2017 - 09:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një raport i fundit i Gartner tregon sesa i madh është tregu i pajisjeve elektronike si telefonë, tabletë apo ngjashëm.

Sipas të dhënave të firmës, përdoruesit kanë shpenzuar 600 miliard dollar vitin e kaluar në pajisje. Sakaq të ardhurat e gjeneruar nga një produkt i vetëm i Apple, iPhone, ishin 139 miliard dollar ose 35% të shpenzimeve globale në telefonat mobil.

Interesant është fakti se kompania ka shitur vetëm 215 milion iPhone, e thënë ndryshe vetëm 11% të tregut. E njëjta situatë vlen edhe për tregun e tabletave dhe kompjuterëve.

E vërteta qëndron tek kostoja e pajisjeve të Apple shumë më e lartë sesa mesatarja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark