Pika kufitare Kosovë – Serbi nuk është hapur për shkak të energjisë elektrike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pika kufitare Kosovë – Serbi nuk është hapur për shkak të energjisë elektrike

    Insajderi
    15 April 2017 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pika e re kufitare mes Kosovës e Serbisë në fshatin Kapi të Kamenicës është gati të hapet, por ajo ende nuk është funksionale.

    Zyrtarët komunalë në Kamenicë fajin për zvarritjen e hapjes së tij po ua lënë institucioneve qendrore.

    Fatmir Matoshi, nënkryetar i kryetarit të Kamenicës thotë se arsyeja e mos hapjes së kësaj pike kufitare është për shkak të kushteve atmosferike.

    “Afati i paraparë ka qenë muaji dhjetor që piku të lëshohet në funksion po kjo vonesë ka ardhur për shkak të kushteve atmosferike dhe të pamundësisë për të punuar”, ka thënë Matoshi

    “Ende nuk është mundësuar por kjo do të ndodhë në ditët në vijim pritët të caktohet data se kur do të hapet”, ka thënë Matoshi për Klan Kosovën.

    Sipas tij hapja e kësaj pike ka rëndësi të veçantë për këtë pjesë pasi do të ndihmonte në zhvillimin e turnizmit dhe zhvillimin ekonomik.

    “Zhvillimi i turnizmit ekonomik i gjithë kësaj pjese do të bëhet i mundur vetëm më funksionalizimin e ëksaj pike”, ka shtuar Matoshi.

    Ndërkaq ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se janë duke u bërë hapat e fundi për hapjen e kësaj pikë kufitare.

    Siç raportohet kjo pik kufitare është duke u furnizuar me energji elektrike nga gjeneratorët qe afër katër muaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark