Pikat kushtetuese që u ndryshuan sot në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pikat kushtetuese që u ndryshuan sot në Turqi

    Insajderi
    16 April 2017 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese në referendumin që është mbajtur sot në të gjithë vendin.

    Rreth 51 për qind të turqve votuan pro rritjes së fuqisë së institucionit të Presidentit të Turqisë, ndërsa 49 për qind votuan kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese.

    E me këto ndryshime kushtetuese, Erdogan do të rrisë fuqinë e tij në Turqi. Ai do të ketë mundësi të shkarkojë ministrat dhe zëvendëspresidentët, dhe po ashtu vetëm ai do të vendos për zgjedhje të parakohshme.

    Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese.

    Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale pas referendumit do të zhvillohen më 3 nëntor 2019.

    Këto janë pikat kushtetuese që janë ndryshuar pas referendumit:

    Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.

    Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do ti hiqet lidhja me partinë.

    Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.

    Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë.

    Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit.

    Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

    Presidenti do të jetë në gjendje t’i emërojë zyrtarët e lartë publikë, përfshirë ministrat.

    Po ashtu, ai do të jetë në gjendje t’i emërojë një apo disa zëvendëspresidenta.

    Posti i kryeministrit, që momentalisht mbahet nga Binali Yildirim, do të hiqet.

    Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare.

    Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën.

    Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark