Pikëpyetja e seancës së sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pikëpyetja e seancës së sotme

    Insajderi
    01 September 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do ta kenë mundësinë të votojnë ‘pro’ ose ‘kundër’ marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Ende mbetet e pa qartë se si do të rrjedhë seanca e sotme plenare e Kuvendit.

    Koalicioni qeverisës vazhdimisht ka insistuar se kjo marrëveshje duhet të votohet për shkak të të ardhmes së Kosovës në agjendat evropiane, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

    Njëkohësisht Qeveria ka ngulur këmbë se Kosova nuk humbë territor nga kjo marrëveshje.

    Por partitë opozitare janë të vendosura ta kundërshtojnë këtë marrëveshje me të gjitha mjetet që ata konsiderojnë se janë të lejueshme për ta ndalur, siç thonë ata, një të keqe të madhe që po i bëhet vendit.

    Gjithashtu, janë edhe disa deputetë të pozitës, të cilët kanë deklaruar se do të jenë kundër kësaj marrëveshje.

    Prejse është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi, në vend janë bërë shumë zhvillime. Ka pasur debate e protesta; sulme ndaj zyrtarëve që kanë vlerësuar se Demarkacioni është në rregull.

    Seanca plenare është paraparë të fillojë prej orës 11:30, kurse protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje është paraparë të nisë prej orës 11:00./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark