Pikturat e vjedhura të Van Goghut rikthehen në muzeun në Amsterdam - Insajderi
×
Kulturë

Pikturat e vjedhura të Van Goghut rikthehen në muzeun në Amsterdam

Insajderi
21 March 2017 - 14:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Muzeu “Vicent Van Gogh”në Amstredam, ka njoftuar se janë rikthyer dy piktura të shekullit të 19-të, që ishin vjedhur 14 vjet më parë.

Policia italiane, shtatorin e kaluar, gjatë një hetimi ndaj Raffaele Imperiale, i cili akuzohet se ka udhëhequr një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, kishte gjetur dy piktura e Van Goghut.

Dy pikturat e ekspozuara sot në muze, konsiderohen si pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit artistik të Van Goghut.

Në vitin 2002, hajdutët kishin hyrë përmes çatisë së muzeut dhe kishin arritur që për katër minuta të vidhnin pikturat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark