Stefano Pioli është gati të nënshkruajë me një klub të ri, edhe pse zyrtarizimi do të marrë pak kohë. Trajneri italian nuk ka mbetur gjatë pa punë pas largimit nga Milan në fund të sezonit 2023/24.
Ai do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Arabisë Saudite, ku do të marrë drejtimin e klubit të njohur Al Nassr.
Sipas Fabrizio Romano, Al Nassr ka arritur marrëveshje me Piolin për të bërë atë trajnerin e ri pas shkarkimit të Luis Castrës, për shkak të një fillimi të dobët të sezonit.
Al Nassr e përfundoi ndeshjen e fundit në një barazim 1-1 në shtëpi, duke arritur të barazojnë me golin e fundit të lojës. Me këtë, Pioli do të bëhet trajneri i katërt që udhëheq Cristiano Ronaldon në Al Nassr, pas Rudi Garcias, Dinko Jelicic dhe Castrës.