"PISA 2025, turpi qeveritar" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “PISA 2025, turpi qeveritar”

    Insajderi
    08 September 2026 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku ka reaguar pas publikimit të fundit të PISA’së, e cila Kosovën e rendit thuajse në fund.

    Sipas saj, rezultatet e PISA 2025 tregojnë se 3 nga 4 nxënës të Kosovës nuk e arrijnë nivelin bazë në matematikë, lexim dhe shkencë.

    Ajo e ka cilësuar rezultatin si “turp qeveritar”.

    “PISA 2025, TURPI QEVERITAR Sot u publikuan rezultatet e Testit të PISA-s 2025, që janë shqetësuese jo vetëm për faktin se Kosova vazhdon të jetë në fund të tabelës, por për mospërmirësimin e njohurive të nxënësve tanë në dhjetë vitet e kaluara. Duhet të na alarmojë ajo që fshihet pas këtyre numrave! Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se 3 nga 4 nxënës të Kosovës nuk e arrijnë nivelin bazë në matematikë, lexim dhe shkencë. Mendoni pak çfarë do të thotë kjo!”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark