“Pise femër, nivel i Gjestit” – Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit  – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Pise femër, nivel i Gjestit” – Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit 

    Insajderi
    04 February 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para se të flinin, G Bani dhe Egli u përfshinë në një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ku tonet e zërit u ngritën ndjeshëm.

    G Bani, e revoltuar, nisi ta sulmonte verbalisht Eglin duke e quajtur “pise” dhe “pise femër”, madje e krahasoi me Gjestin, duke nënkuptuar se ata kishin të njëjtin karakter dhe sjellje.

    Egli nuk qëndroi pasive ndaj akuzave dhe iu kundërpërgjigj G Banit duke e quajtur “i pafytyrë”.

    Por kjo vetëm sa e acaroi më shumë situatën, pasi G Bani reagoi menjëherë dhe ia ktheu me tone edhe më të ashpra: “Ti je e pafytyrë, manipulatore, gënjeshtare! Ti prishte dasmën!”.

    Mes tensioneve të larta, Egli u përpoq ta kthente situatën në ironi dhe i tha: “Faleminderit G Bani që u ktheve, se më kishte marrë malli”.

    Në këtë moment, debati mori një tjetër drejtim kur G Bani e cilësoi Eglin si të një niveli me Gjestin.

    Kjo bëri që Gjesti të ndërhynte duke e mbrojtur veten dhe duke i thënë me ironi: “Më mirë niveli im se i yti”.

    Situata mbeti e tensionuar, ndërsa debati tregoi edhe një herë përplasjet dhe marrëdhëniet komplekse mes banorëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark