Pishina në Parkun e Gërmisë ka filluar të marrë pamje të re.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka njoftuar për renovimet që janë bërë, duke përfshirë lyerjen e guaskës së pishinës e deri te gjelbërimi.
“Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat”, njoftoi kryetari Rama në Facebook.
Hapja e pishinës do të bëhet në qershor.
Njoftimi i plotë: