Pisllëku “mbulon” Ministrinë e Punëve të Brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pisllëku “mbulon” Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Insajderi
    25 March 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fiks një javë janë bërë, prej herës së fundit që janë pastruar WC-të e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Për gjendjen e pistë në to, Ministria ka kërkuar mirëkuptim prej punëtorëve, derisa të zhbllokohen procedurat për tenderin e ri.

    Objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që përfshijnë edhe agjencitë si ajo e Regjistrimit Civil, Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kanë mbetur në këtë gjendje për shkak të skadimit të kontratës së pastrimit dhe pamundësisë për dhënien e kontratës së re për shkak të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ky organ është jofunksional si pasojë e mungesë së anëtarëve.

    “Nga dita e premte, datë 18 Mars 2016, ka skaduar kontrata e pastrimit të objekteve. Procesi i prokurimit për kontratën për pastrim për objekte qeveritare, përfshirë këtu edhe objektet e MPB, është përgjegjësi e Agjencisë Qendrore e Prokurimit (AQP) e autorizuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës,  e cila nuk ka arritur ende të përfundojë këtë aktivitet”, ka thënë Ministria e Punëve të Brendshme për Insajderin.

    MPB-ja ka thënë se Agjencia Qendrore e Prokurimit, ka kërkuar nga Autoritetet kontraktuese që të fillojnë procedura vetanake, për kontrata pastrimi, me afat të kufizuar.

    “Këtë veprim kemi filluar menjëherë, mirëpo do të marr disa ditë kohë deri në përfundimin e kësaj procedure. Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë zyrtarët e MPB deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në letrën që MPB u ka dërguar punëtorëve dhe të njëjtën ia ka dërguar edhe Insajderit si përgjigje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark