Policia e Kosovës në tri raste brenda 24 orëve ka konfiskuar armë pa leje. Dy raste në Prishtinë, një në Lipjan, shkruan Insajderi.
Katër persona janë shoqëruar në polici dhe pastaj me vendim të prokurorit janë liruar, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar pistoletë me karikator me 15 fishekë në rastin e dytë, një pushkë gjuetie, dhe në rastin e tretë një pistoletë me 10 fishekë.
· Prishtinë / 28.11.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Lipjan / 28.11.2024 – 07:31. Pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar posedon një armë gjuetie të cilën e kishte marrë nga (i dyshuari i dytë) mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë, i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën në fjalë, pushkë gjuetie e cila ishte konfiskuar. Te dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 28.11.2024 – 23:30. Njësia policore gjatë kontrollit të dyshuarit kosovar tek i njëjti ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt