
Kompanisë “Ballkan Fruits” Sh.P.K. iu refuzua importi i 550 kilogramëve pjepër nga Maqedonia e Veriut për shkak të niveleve shumë të larta të nitrateve (250 mg/lit), që paraqesin rrezik për shëndetin.
Vendimi u mor nga AUV më 18.06.2024, pas analizave laboratorike në pikën kufitare në Han të Elezit.
Nitratet janë kripëra që gjenden natyrshëm në ushqime, por kur janë në nivele të larta për shkak të përdorimit të tepërt të plehrave, mund të dëmtojnë cilësinë e produktit dhe shëndetin. Rreziku përfshin methemoglobineminë te foshnjat (bllokim i oksigjenit në gjak), formimin e nitrozaminave që lidhen me kancerin, si dhe dëmtim të qelizave e simptoma akute si marramendje dhe dhimbje koke.