Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.
Rezultati pas 45 minutave të parë në ndeshjen Atletico Madrid-Inter është 1:1.
Dimarco kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33-të, por vetëm dy minuta më pas Atletico barazoi nëpërmjet Antoine Griezmann.
Kujtojmë se rezultati në ndeshjen e parë është 1:0 për italianët.
Në ndeshjen tjetër, Dortmundi po avancon 1:0 ndaj PSV falë golit të Jadon Sanchos.
Ndeshja e parë në Holandë kishte përfunduar 1:1.