Një banor i Ferizajt, në redaksinë e Klanit raportoi se në rrugën “Hasan Prishtina” të këtij qyteti nuk ka rrymë tash e 28 orë.
Ai shprehet se pavarësisht që rasti është lajmëruar të paktën pesë herë në KESCO, problemi vazhdon.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqin, thotë se problemi me energjinë elektrike në rajonin e Ferizajt vjen për shkak të mbingarkesës.
Madje, Krasniqi shtoi se si shkak i mungesës së kapaciteteve nga ana transmisive, KOSTT-i po kërkon shkyçjen në mënyrë që të ruhen asetet elektroenergjetike.
“Si pasojë e mungesës së kapaciteteve transmisive të transmisionit, KOSTT-i me qëllim ruajtjen e aseteve elektroenergjetike po kërkon shkyçjen për të tejkaluar mbingarkesën”, tha Krasniqi.