Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj M.M., për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, “Kanosja” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se rasti ka të bëjë me politikanin tashmë të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, shkruan Gazeta Insajderi.
Njoftimi vijon duke thënë se i akuzuari ka përdorur dokumente të falsifikuara për pengimin e hetimeve dhe ka kanosur persona zyrtarë.
“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.org/