Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i Brigadës për Reagim të Shpejtë udhëtoi për në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, iu dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë në këtë garë
“Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë, dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK-në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët”, u tha gjeneral Rama ushtarëve.
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016, ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media./Insajderi.com