Pjesëtarët e Policisë dhurojnë gjak si dhuratë për Vitin e Ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtarët e Policisë dhurojnë gjak si dhuratë për Vitin e Ri

    Insajderi
    27 December 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, si dhuratë për Vitin e Ri.

    Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, dhurimi vullnetar i gjakut u organizua në Kampin e Njësisë Speciale “Vrella”.

    “Policia e Kosovës me të kuptuar mungesën e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur vullnetarisht për dhurim të gjakut, e që pastaj në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore është organizuar aksioni i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative! Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv! Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të Policisë në Kampin “Vrella” dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ”, thuhet në komunikatë.

    Sipas njoftimit të Policisë, pjesëtarët e këtij institucioni edhe këtë herë “kur Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët! “DHURO GJAK, SHPETO JETË”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark