Njihet si vajza e sporteve të rënda, Marigona Beadini, tashmë është pjestare e Njësisë Speciale.
Vajza e “Hekurt” e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis” rrëfeu për jetën e saj profesionale dhe sfidat me të cilat u përball ajo deri tek suksesi.
Marigona ka rrëfyer eksperiencat më të vështira që është përballur, tash e gjashtë vjet në Njësinë Speciale, por edhe për periudhën e saj si sportiste e suksesshme.
Ndonëse një profesion i tillë kërkon përkushtim të madh, 35 vjeçarja e emocionuar ka rrëfyer për momëntin më të vështirë gjatë punës së saj, madje ajo kishe menduar të heq dorë nga profesioni i polices.